Dëmtimi i frikshëm i Patricio, Klopp: Nuk ia vlen të vazhdohet kështu, rishikoni rregulloren

schedule12:15 - 16 Mars, 2021

schedule 12:15 - 16 Mars, 2021

Dëmtimi i Rui Patricios hapi debate të madhë në ishullin britanik dhe jo vetëm. Gjithçka filloi nga një pozicion jashtë loje i Mohamed Salah, por që nuk sinjalizohet sipas rregullave të reja deri në përfundimin e aksionit.

Mbrojtësi i Wolves, Coady, po mundohej të ndalte egjiptianin e më pas u përplas me portierin e tij, një moment që shkaktoi shumë panik tek të gjithë.

Pikërisht për këtë rregull foli dhe trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, i cili kërkon ndryshimin e tij. “The Normal One” nuk e kupton pse loja duhet të vazhdojë kur të gjithë e dinë se është pozicion jashtë loje dhe i uron shërim sa më të shpejtë gardianit të “Ujqërëve”.

 

“Të gjithë e shohim se në atë rast ishte jashtë loje, por këto janë rregullat. Unë mendoj se këto rregulla duhen rishikuar me siguri. Pashë që topi shkoi në rrjetë e më pas anësorin që po ngrinte flamurin. U habita që portieri vazhdonte të qëndronte në tokë, nuk e pashë saktësisht situatën”, deklaron gjermani.

“Më pas dëgjova se çfarë kishte ndodhur e në ato momente gjithçka humbet rëndësinë menjëherë. U deshën rreth 7-8 minuta që Rui të ishte nën kontroll dhe kjo është me të vërtetë një kohë e gjatë, për të cilën sigurisht që duhet të shqetësoheshim.

Ne i urojmë të gjitha të mirat, shërim sa më shpejtë dhe shpresojmë që të rikuperohet menjëherë”, përfundon Klopp. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!