Sulmuesi i Liverpool, Roberto Firmino, u dëmtua në ndeshjen e mesjavës kundër Atletico Madrid, në Champions League.
Analizat mjeksore kanë konfirmuar një tërheqje muskulore, por që rezultoi shumë serioze.
Mungesa e Firmino do të jetë e madhe për “the reds”, sa i takon ndeshjeve në vazhdim, dhe këtë e ka konfirmuar vetë trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp.
Klopp ka theksuar se sulmuesi brazilian do i duhet të qëndrojë jashtë fushës së blertë për një kohë të gjatë.
“Sa i përket Firminos nuk kam lajme të mira. Ka pësuar një tërheqje e cila ka rezultuar të jetë shumë serioze dhe Firmino ka qenë i pafat. Ne nuk e dimë me saktësi se sa kohë do të qëndrojë jashtë, por nuk do të rikthehet shpejt edhe pse në mes është pauza e kombëtareve”, theksoi Klopp. /f.a/abcnews.al