Dani Carvajal u dëmtua një ditë më parë në stërvitje dhe për trajnerin Zinedine Zidane nuk është një lajm i mirë. Anësori i djathtë nuk kishte shumë kohë që kishte lënë pas një dëmtim tjetër dhe tani duhet të qëndrojë sërish në infermieri.
Sikurse raportojnë në Spanjë, Carvajal do të mungojë për Realin dy javë dhe do të humbë katër ndeshje, mes tyre dy në Champions League.
Kundër Alaves e Sevilla në kampionat nuk mund të luajë, sikurse në sfidat europiane ndaj Shakhtar Donetsk e Borussia M’Gladbah. Carvajal ka një problem muskulor dhe synimi te Reali është që ta rikuperojnë për derbin kundër Atletico Madrid në kampionat. /abcnews.al