Dëmtimi i Benzema, Deschamps mund të qetësohet para EURO 2020

schedule17:59 - 9 Qershor, 2021

schedule 17:59 - 9 Qershor, 2021

Franca dhe trajneri Didier Deschamps mund të qetësohen. Karim Benzema nuk ka asnjë dëmtim serioz.

Sulmuesi nuk e mbylli dot ndeshjen e djeshme miqësore kundër Bullgarisë. Dhimbjet për të ishin të mëdha dhe pati frikë.

Gjithsesi raportohet se Benzema është në gjendje të mirë dhe do të humbasë seancën e sotme stërvitore.

Për 48 ose 72 orë ai do të vihet nën urdhrat e trajnerit Deschamps dhe kështu do të jetë gati që në nisje të EURO 2020. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!