Mesfushori i Real Madrid, Toni Kroos, ka folur në prag të duelit të Champions League me Atalantën. Përveçse rëndësisë së kësaj ndeshjeje, ai u ndal tek dëmtimet e shumta si dhe tek merkatoja e klubit.
“Mungesat e shumta? Unë nuk jam personi i duhur për t’iu përgjigjur kësaj pyetje. Pothuajse nuk jam dëmtuar kurrë dhe nuk e di se çfarë bëjnë lojtarët e dëmtuar. Nuk e di se çfarë bëjnë ata në shtëpi, si e bëjnë rehabilitimin e tyre”, deklaron gjermani.
“Natyrisht që na shqetësojnë kaq shumë dëmtime. Mbappe apo Haaland? Ata janë të dy shumë të mirë dhe mund të ndihmojnë çdo skuadër. Kjo pyetje është për Perezin. Ne jemi të përqëndruar tek dueli i nesërm, pasi është një finale për ne”, përfundon Kroos. /abcnews.al