Dëmtimet e Milanit/ Ibra humbet duelet me United, Rebic gati për Udinesen

schedule16:28 - 1 Mars, 2021

schedule 16:28 - 1 Mars, 2021

Milani fitoi 1-2 mbrëmjen e kaluar në “Olimpico” përballë Romës. Tre pikë të rëndësishme për kuqezinjtë, të cilët renditen në vend të dytë në Serie A me katër pikë më pak se Interi kryesues.

Tre ndër lojtarët kryesorë të ekipit të Stefano Piolit u dëmtuan në sfidën ndaj verdhekuqve: Zlatan Ibrahimovic, Hakan Calhanoglu dhe Ante Rebic, autori i golit të dytë.

Gjiganti suedez pësoi një tërheqje muskulore në kofshën e majtë dhe rrezikon të qëndrojë rreth 3 javë jashtë fushave të blerta. 39-vjeçari do t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore sërish pas dhjetë ditësh.

Ibra humbet në këtë mënyrë dy duelet e Europa League kundër Manchester United, por edhe sfidat ndaj Udineses, Veronës dhe Napolit në kampionat. Stefano Pioli shpreson ta ketë gati për përballjen e 21 marsit kundër Fiorentinës.

Edhe diagnoza e turkut Calhanoglu nuk doli ajo që pritej. Fantazisti ka një endemë të përhapur në muskujt e kofshës së majtë dhe gjendja e tij do të vlerësohet në ditët e ardhshme, për të kuptuar më mirë sesa kohë duhet të qëndrojë jashtë fushave të blerta.

I vetmi lajm i mirë vjen nga Ante Rebic. Sulmuesi kroat nuk ka probleme, ditën e sotme i është nënshtruar një seance fizioterapie dhe pritet të jetë në dispozicion të trajnerit Pioli për duelin e ditës së mërkurë kundër Udineses. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!