Pas lajmit për dëmtimin e rëndë të Araujos me Uruguajin, vjen edhe konfirmimi për problemet fizike të Memphis Depay dhe Frenkie de Jong.
Të dy e kanë paguar shtrenjtë pjesëmarrjen me kombëtaren e Holandws, qw fitoi 1-0 me Belgjikën.
Memphis, siç raportohet nga Barcelona, ka një dëmtim në bicepsin femoral të këmbës së majtë dhe Frenkie de Jong ka një zgjatje në tendinës së këmbës së majtë.
Dy lojtarët kanë humbur vendin e titullarit në këtë sezon. Sulmuesi ka marrë pjesë në vetëm tri ndeshje: gjithsej 131 minuta. Mesfushori, nga ana e tij, ka zbritur në fushë në tetë ndeshje, por në vetëm gjysmën e tyre nga minuta e parë.