Dëmtimet e Bentacur dhe Chiellinit, Juventus me njoftim për dy futbollistët

schedule16:58 - 16 Korrik, 2020

schedule 16:58 - 16 Korrik, 2020

Flitej se dy futbollistët e Juventusit, Rodrigo Bentacur dhe Giorgio Chiellini, do të mungonin për sfidat e ardhshme të Juventusit, pasi pësuan dëmtime në sfidën e mbyllur 3-3 kundër Sassuolos.

Por, faqja zyrtare e “Zonjës së Vjetër” ka konfirmuar se të dy futbollsitët gëzojnë shëndet të plotë dhe kishin vetëm ngarkesë muskulore.

“Bentancur dhe Chiellini kryen skanin e tyre në J Medical këtë mëngjes dhe kanë vetëm ngarkesë muskulore. Ata do të pushojnë nesër dhe pas dy ditësh, do të rikthehen në stërvitje së bashku me pjesën tjetër të skuadrës”, shkruhej në njoftimin e Juventusit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!