Dëmtimet bëhen makth te Barcelona, e pëson edhe një qendërmbrojtës

schedule13:52 - 10 Gusht, 2021

schedule 13:52 - 10 Gusht, 2021

Barcelonës nuk i ndahen dëmtimet. Pas sulmuesi Sergio Aguero, i cili do të qëndrojë për rreth 10 javë jashtë fushave të blerta, tani ka probleme edhe për një mbrojtës.

Oscar Mingueza është ai që e ka pësuar dhe njoftimi vjen nga vetë klubi katalanas, që raporton se mbrojtësi është dëmtuar.

Detaje për kohën e rikuperimit nuk jepen nga klubi, por në mediat spanjolle shkruajnë se Mingueza do të qëndrojë për rreth tre javë jashtë fushave të blerta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!