Chelsea do të luajë të shtunën përballë Newcastle në shtëpi, sfidë e vlefshme për Premier League. Pas pushimit për shkak të kombëtareve, të besuarit e Frank Lampard rikthehen në fushë, me syninim për të ruajtur ecurinë e mirë që kanë pasur deri më tani në kampionatin anglez.
Megjithatë, jo çdo gjë është në rrugën e duhur në kampin e Bluve të Londrës. N’golo Kante nuk do të jetë i gatshëm për teknikun Lampard, raportojnë mediet britanike. Mesfushori francez është një prej lojtarëve më të mirë te Chelsea, por ka pësuar një dëmtim kur ishte i grumbulluar me Francën.
Para sfidës ndaj Islandës javën e shkuar, Kante u dëmtua kur po kryente nxehjen, një tjetër problem në kaviljen e tij të majtë. Stafi mjekësor i Chelsea po bën maksimumin që Kante të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Newcastle, por me shumë gjasa, Lampard nuk do të rrezikojë./abcnews.al