Dëmtim i tubave të ujit, drejtim automjeti “tapë” dhe kanosje/ Dy të arrestuar, dy të proceduar dhe një i shpallur në kërkim në Elbasan

schedule14:09 - 11 Gusht, 2023

schedule 14:09 - 11 Gusht, 2023

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy shtetas, ka proceduar në gjendje të lirë dy tjerë dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Shtetasja 43-vjeçe është arrestuar pasi dyshohet se brenda një kolektori të Ujësjellësit në Elbasan, ka dëmtuar disa tubi të ujit të pijshëm.

Një 42-vjeçar, banues në Prrenjas, ka rënë në pranga pasi është kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Një 20-vjeçar dhe një i mitur janë shpallur në kërkim  dhe po ashtu një i mitur tjetër është shpallur në kërkim pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për shkak të konflikti për motive të dobëta, kanë kanosur me sende të forta, (pistoletë lodër dhe shkop metalik), një shtetas 38-vjeçar.

 Njoftimi i policisë:

DVP Elbasan/Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasen, 43-vjeçe, pasi dyshohet se brenda një kolektori të Ujësjellësit, Elbasan, në lagjen “5-Maji”, ka dëmtuar disa tuba të ujit të pijshëm.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin , 42 vjeç, banues në Prrenjas, pasi u kap nga shërbimet duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit  20 vjeç, banues në Elbasan dhe për një 17-vjeçar, si dhe shpallën në kërkim një 17-vjeçar tjetër, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, kanë kanosur me sende të forta (pistoletë lodër dhe shkop metalik), një shtetas 38 vjeç. Sendet e kundërligjshme u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!