Dëmtim i frikshëm/ Mavraj largohet me barelë, shoku i ekipit shpërthen në lot

schedule19:57 - 25 Shtator, 2020

schedule 19:57 - 25 Shtator, 2020

Dëmtim i frikshëm për Mërgim Mavrajn. Mbrojtësi shqiptar, i cili deklaroi tërheqjen përfundimtare nga kombëtarja e Shqipërisë pak ditë më parë (50 ndeshje dhe 3 gola me kuqezinjtë), ka pësuar një goditje të rëndë në sfidën jashtë fushe me Aue.

34-vjeçari i Greuther Furth në Bundesliga 2, ishte i pafat në pjesën e parë. Ai u godit pa dashje në kokë nga portieri Sascha Burchert, shoku i tij i ekipit dhe u detyrua të largohej me barelë në minutën e 21-të.

Goditja ishte e rëndë për qendërmbrojtësin nga Istogu, i cili ra menjëherë përtokë. Panik i madh te lojtarët e tjerë, teksa një nga shokët e ekipit nuk i ndali dot lotët.

Stafet mjekësore ndërhynë menjëherë dhe Mavraj, i cili humbi ndjenjat për rreth pesë minuta, është nisur menjëherë drejt spitalit dhe, për fat të mirë, gjendja e tij është normalizuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!