Kastrioti dhe Vllaznia u përballën mes tyre një ditë më parë në një miqësore që nuk u mbyll. Shkak u bë një dëmtim i rëndë që pësoi mbrojtësi Luis Gjini, i riu që krutanët e kishin marrë gjatë kësaj vere nga Iliria.
Sikurse njofton klubi i Kastriotit, Gjini ka pësuar një frakturë dhe do të mungojë gjatë. “Lojtari ynë Luis Gjini, u dëmtua në miqësoren Kastrioti – Vllaznia.
Gjini ka pësuar frakturë të Tibias në këmbën e djathtë dhe do të mungojë për një kohë të gjatë. I urojmë Gjinit shërim sa më të shpejtë dhe rikthim sa më i fortë. Forca Gjini, jemi me ty!”, shkruhet në njoftimin e klubit krutan. /abcnews.al



