Demonstratë në Kolumbi/ Dy të vdekur, dhjetëra të marrë peng, mes tyre edhe policë

schedule09:00 - 3 Mars, 2023

schedule 09:00 - 3 Mars, 2023

Dy persona, një oficer policie dhe një civil u vranë gjatë përleshjeve në Kaketa të enjten, ndërsa 79 oficerë policie dhe nëntë punëtorë po mbahen peng nga anëtarët e komuniteteve rurale, tha një mbikëqyrës i pavarur i të drejtave të njeriut.

Incidentet shpërthyen në një zonë rurale në komunën e San Vicente del Cagua, ku protestuesit sulmuan një pus nafte Emerald Energy dhe i vunë flakën, sipas policisë kolumbiane.

“Është e trishtueshme që në mes të këtyre demonstratave, një polic dhe një qytetar u vranë, ndërsa shumë policë u morën peng dhe të tjerë u plagosën”, tha në një deklaratë Carlos Camargo, kreu i Avokatit të Popullit.

Sipas burimeve pranë policisë kolumbiane, dy personat e vrarë janë qëlluar me plumba. Sipas të njëjtave burime, disidentët e ish-grupit rebel FARC, i cili kundërshton marrëveshjen e paqes të vitit 2016, janë aktivë në rajon dhe mund të jenë të përfshirë në incidente.

Protestat pranë objekteve të naftës ose minierave janë të zakonshme në Kolumbi, ku komunitetet u bëjnë presion kompanive që të marrin përsipër ndërtimin e infrastrukturës, kryesisht rrugëve dhe shkollave.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!