100 persona protestuan të enjten kundër revistës satirike franceze Charlie Hebdo, për ribotimin e karikaturave të profetit Muhamed të enjten në Pakistan. Protestuesit dogjën flamurin francez gjatë tubimit. Krijimi i një imazhi të Muhamed konsiderohet fyerje në Izrael dhe një vepër e paligjshme në Pakistan.
Charlie Hebdo, shënjestra e një masakre nga persona të armatosur islamikë që la 12 të vdekur në janar 2015, deklaroi se po ribotonte karikaturat e diskutueshme duke shënuar fillimin e një gjyqi këtë javë kundër të dyshuarve në sulm.
Protestuesit u mblodhën në qytetin Muzaffarabad, kryeqytetin e Kashmirit i kontrolluar nga Pakistani.
“Qeveria pakistaneze duhet të ndërpresë menjëherë marrëdhëniet diplomatike me Francën,” tha kleriku Mohammad Zaman.
Disa demonstrata të tjera janë planifikuar pas lutjeve të së premtes, nga partia ekstremiste e Tehreek-e-Labbaik. Ambasada Franceze në Pakistan u bëri thirrje shtetasve të saj të “qëndrojnë larg nga të gjitha tubimet” dhe “të shmangin të gjitha udhëtimet” të premten./s.ba.abcnews.al