Demokratët nuk ju duan, a do jepni dorëheqjen? Përgjigjet Lulzim Basha

schedule13:43 - 20 Tetor, 2021

schedule 13:43 - 20 Tetor, 2021

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mohuar edhe njëherë se do të japë dorëheqjen. Në një konferencë për mediat, Basha u pyet nga gazetarët se sipas një sondazhi 80% e demokratëve nuk e duan, dhe a do të jepte dorëheqjen për të mos e përçarë partinë.

Lexo edhe: Vettingu i politikanëve, Basha: Edhe ne kemi pasur llumin tonë, kjo na ka sjellë në këtë pikë

Basha tha se sipas sondazheve të tij 95% të demokratëve duan që të vazhdojë betejën. “Sipas sondazheve të mia 95% e demokratëve kërkojnë që unë të udhëheq betejën kundër regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe mbështesin axhendën e prezantuar nga unë për të pastruar llumin në politikë,” tha Basha. g.v/abcnews.al