Demokratët në SHBA në nderim të George Floyd, ulen në gjunjë për 8 minuta e 46 sekonda

schedule07:58 - 9 Qershor, 2020

schedule 07:58 - 9 Qershor, 2020

Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe ata të Senatit, kanë prezantuar një projektligj për të rishqyrtuar kontrollin e policisë në Shtetet e Bashkuara, vetëm disa orë para një shërbimi përkujtimor për afrikano-amerikanin, George Floyd, i cili ka vdekur teksa ka qenë në mbajtje policore në Mineapolis.

Vdekja e Floyd në të gjithë botën ka sjellë një valë të protestave kundër racizmit në gjithë botën. Ligjvënësit kanë qëndruar në njërin gju, për tetë minuta dhe 46 sekonda, koha e njëjtë, sipas prokurorëve, sa Floydit i është bërë presion me gju në qafë nga një zyrtar policor para se të vdiste.

Gjithashtu zyrtarët në një nga sallat e Kongresit, ligjvënësit kanë lexuar emrin e Floydit dhe të tjerëve që kanë vdekur gjatë përballjes me zyrtarë policorë.

“Ne nuk mund të pajtohemi për asgjë më pak sesa një ndryshim strukturor transformues”, ka thënë udhëheqësja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

Projektligji, që përbën ndryshimin më ambicioz në fushën e zbatimit të ligjit, që është kërkuar në Kongres për vite të tëra, synon t’iu kufizojë zyrtarëve policorë mbrojtjen ligjore, si dhe të krijojë një databaze kombëtare të incidenteve me përdorim të shtuar të dhunës, në mesin e ndryshimeve tjera.

Ky hap është një prej përgjigjjeve të shumta në gjithë SHBA-në ndaj vdekjes së Floydit, të cilin familja përgatitet ta varrosë të martën. Ndërkohë që këshilli i qytetit Mineapolis është zotuar për të shpërbërë dhe rikrijuar departamentin e policisë lokale, propozim që është kundërshtuar nga kryetari i qytetit./abcnews.al