“Demokratët janë ndarë me Berishën ose me Bashën”, Kadilli: Pjesa tjetër duan një alternativë të re, e pamundur të krijohet në pak muaj

schedule20:59 - 13 Qershor, 2024

schedule 20:59 - 13 Qershor, 2024

Ish-kandidati për kreun e PD, Fatbardh Kadilli ka deklaruar se sipas sondazheve, demokratët janë ndarë një pjesë me Sali Berishën te 20-25 % dhe një pjesë 8-10% janë me Lulzim Bashën.

I ftuar në emisionin “Real Story”, ai ka theksuar se 10% e votave të PD-së që mbeten, e gjen veten te një alternativë e re, e cila nuk mund të bëhet dot në kaq pak muaj.

Sakaq, Kadalli ka zbuluar se para emisionit u takua me një mik të tijin, që është shumë pranë Berishës dhe e kanë shumë të vështirë ta pranojnë rezultatin.

“Politika e Berishës u personalizua, u tipizua me fytyrën e Berishës dhe me sjelljen e tij të të bërit politik. Një model që është konsumuar, nuk vlen më, nuk i shërben askujt, nuk ka asnjë dobi, as për demokratët vetë dhe jo më për qytetarët. Si në njërën rrugë dhe në tjetrën, rruga do të jetë e gjatë, sepse duhet që lëvizja që do të krijohet ka nevojë për kohë, për masë kritike, sepse demokratët janë ndarë një pjesë me Berishën te 20-25 % në sondazhe dhe një pjesë 8-10% janë me Bashën, po t’i mbledhim ku janë 12% të votave që ka marrë PD-ja? Ky është grupi që nuk e gjen veten te modeli. Një alternativ e re nuk bëhet dot në kaq muaj.

Sapo u ndava me një mik timin, nga njerëzit e Berishës dhe nuk e pranojnë dot rezultatin. Jo se është i paditur, por nuk ia pranon dot zemra”, tha ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!