Demiraj: Pas Ukrainës, Putin synon të pushtojë tre vendet baltike

schedule20:03 - 1 Mars, 2022

schedule 20:03 - 1 Mars, 2022

“Synimet e Vladimir Putin shkojnë përtej Ukrainës.” I ftuar në studion e Radar Informativ me Juli Xhokaxhi, ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj thotë se objektivi i Putinit kanë qenë tre vendet baltike, Letonia, Lituania dhe Estonia.

Megjithatë, situata në Ukrainë nuk shkoi sipas parashikimeve të tij dhe siç thotë Demiraj, presidenti rus po përpiqet të gjejë rrugëdalje.

Lexo edhe: “Sulmi rus në Ukrainë ka dështuar”, Demiraj: Çfarë po e tërbon Putinin?

“Edhe përpara ve të ndodhte pushtimi kam deklararuar se objektivi i Putinit ka qenë Ukrainë dhe më pas janë tre vendet baltike. Të treja këto vende rreth 25% të popullsisë e kanë ruse. Këto plane nuk besoj se do të vazhdojnë. Në këtë situate po kërkon një strategji dalëse. Ka qenë një lider i fortë. Në 10 vitet e fundit nuk ka pyetur për asnjë. Më të rrezikuarat janë tre republikat baltike”, u shpreh ish-ministri. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!