Demiraj: Kreu i Wagnerit, Prigozhin është larguar nga Bjellorusia. Nuk dihet vendndodhja e tij

schedule20:51 - 28 Qershor, 2023

schedule 20:51 - 28 Qershor, 2023

Kolonel Dritan Demiraj deklaroi se kreu i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin është larguar mbrëmjen e djeshme nga Bjellorusia.

Në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News, Demiraj u shpreh se nuk dihet vendndodhja e Prigozhin.

Sipas Demirajt, ekzistenca e Wagnerit paraqet një rrezikshmëri të madhe për pushtetin e presidentit rus, Vladimir Putin, Bjellorusinë, por edhe për tre vendet baltike e Poloninë.

“Unë gjykoj që ekzistenca e Wagnerit në Bjellorusi, por edhe në pjesën e Donetsk, pra në Donbas, paraqet një rrezikshmëri të madhe edhe për ushtrinë ruse, edhe për pushtetin e Putinit, por njëkohësisht edhe për Bjellorusinë, armët bërthamore taktike që janë vendosur atje. Por jo vetëm, gjithashtu për tre vendet baltike dhe Poloninë. Në gjykimin tim, Prigozhini tashmë është njeri i vdekur. Prigozhini është larguar mbrëmë nga Bjellorusia, nuk dihet se ku është’, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!