Demi Moore përballet me akuza se ka bërë ndërhyrje kirurgjikale

schedule15:58 - 28 Janar, 2021

schedule 15:58 - 28 Janar, 2021

Tashmë një nga yjet më të ndritshëm të Hollywood-it falë karrierës së saj me dekada, Demi Moore është bërë një ikonë e stilit më vete. Moore ishte surpriza në shfaqjen e koleksionit debutues të Kim Jones për Fendi në Paris, por përtej elegancës, imazhi i saj shkaktoi reagime të shumta në rrjet.

Fansat e kanë akuzuar se ka bërë ndërhyrje kirurgjikale në fytyrë pas daljes së djeshme përpara kamerave. 58-vjeçarja eci në shfaqjen Fendi në Paris Fashion Week, me një pamje që disa e quajtën “të panjohur”. “Kjo nuk është Demi! Unë refuzoj ta besoj”, shkroi një ndjekës.

Demi Moore ka shkaktuar thashetheme se ajo ka bërë operacion plastik pasi ajo dukej shumë ndryshe në pistë

“Ajo ka qenë gjithmonë një grua e mrekullueshme. Shpresoj se çdo gjë që bëri të jetë e përkohshme”, Oh Demi, nuk ke nevojë ta bësh këtë në fytyrën tënde.”, “Unë me të vërtetë nuk e njoha”, janë disa nga komentet e përdoruesve të rrjeteve sociale.

Moore ka hedhur poshtë dhe më parë spekulimet se ka bërë ndërhyrje plastike. Në një intervistë për revistën Maire Claire në 2017-ën, Demi u shpreh: ” Nuk më pëlqen ideja e një operacioni për të ndaluar procesin e plakjes.” /abcnews.al

demi moore

Kirurgji plastike Demi Moore

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!