Demi Lovato zbulon se pas ndryshimit drastik në pamje qëndron një arsye e fortë

schedule16:17 - 23 Shkurt, 2021

schedule 16:17 - 23 Shkurt, 2021

Pak muaj më parë, Demi Lovato surprizoi fansat me ndryshimin drastik që bëri në pamje. Së fundmi në një intervistë për “The Ellen Degeneres Show”, këngëtarja amerikane zbuloi se vendosi t’i priste flokët, pasi ky model e bënte të ndihej e lirë.

 “Ndihem sikur dikur fshihesha pas flokëve të mi. Kur fillova të bëja gjithë këtë punë mbi veten time, mendova: cila është ajo gjë që kam mbajtur gjatë gjithë jetës time që duhet të heq dorë?”, shpjegoi Lovato.

Këngëtarja u shpreh gjithashtu se shpreson që dokumentarët e saj do t’i ndihmojnë njerëzit të kuptojnë se mund të kapërcejnë betejat e tyre më të thella dhe të errëta. “Thjesht doja t’i tregoja botës: Hej, kjo është ajo që ndodhi, kështu e kalova dhe shpresoj që kjo të të ndihmojë dhe ty”, tha Lovato.

Për shkak se ky udhëtim ka qenë kaq i egër, unë kam mësuar aq shumë dhe mezi po pres ta ndaj me botën.”, shtoi më tej Demi. Kujtojmë që javën e kaluar, këngëtarja zbuloi se ka pësuar tre goditje dhe një sulm në zemër si rezultat i mbidozës. /abcnews.al

Trauma: Lovato tronditi fansat me zbulimin se ajo pësoi 'tre goditje' si rezultat i mbidozimit të saj si dhe 'një sulm në zemër' që e la atë me 'dëmtim të trurit'