Demi Lovato tregon si i përjetoi rrëfimet tronditëse në dokumentar

schedule14:40 - 12 Prill, 2021

schedule 14:40 - 12 Prill, 2021

Të shikonte ngjarjet e jetës së saj në ekran nuk ka qenë aspak e lehtë për Demi Lovaton. Këngëtarja 28-vjeçare rrëfeu për Jimmy Fallon se kishte përjetuar ankth kur pa për herë të parë dokumentarin me seri “Demi Lovato: Dancing ëith the Devil”.

“Ishte sfiduese. Kam patur një reagim fizik herën e parë që e kam parë, si një sulm ankthi”, tha ylli i popit. “Pavarësisht se çfarë thonë njerëzit kur e shikojnë, nuk ka rëndësi…Jam duke qëndruar në një të vërtetë të tillë që asgjë që mund të thonë nuk mund të më trondisë.”, tha ajo.

LEXO EDHE: Demi Lovato bën rrëfimin tronditës: Jam përdhunuar kur kam qenë adoleshente

Demi Lovato Alleges She Lost Her Virginity to Rape From a Fellow Actor as a Teenager | Entertainment Tonight

Në dokumentarin me seri, të cilat u shfaqën muajin e kaluar, shikuesit mësuan më shumë rreth traumës që është përballur gjatë gjithë jetës së saj. Nga çrregullimi i të ngrënit tek sulmi seksual në adoleshencë, shikuesit morën një vështrim të thellë që asaj që ka ndodhur më parë, gjatë dhe pas mbidozës së këngëtares. /abcnews.al