Pak ditë më parë, Demi Lovato publikoi projektin më të fundit që mban titullin “It’s ok not to be ok”. Kënga u publikua në Ditën Botërore të Parandalimit të Vetëvrasjes, një bashkëpunim me Marshmello, si një përpjekje për të ndërgjegjësuar njerëzit për shëndetin mendor.
Përmes një reagimi në rrjete sociale, këngëtarja shprehet se kënga duhet të shërbejë si një “himn” për këdo që po kalon një periudhë të vështirë me problemet e shëndetit mendor, duke marrë parasysh dhe situatën globale të krijuar për shkak të Covid-19.
“Që në moshë të re jam përballur me mendime vetëvrasjeje dhe depresioni. Jam gjithmonë e gatshme për të ndërgjegjësuar njerëzit për shëndetin mendor, sepse mund të shohësh dritë nëse punon me veten tënde.
Kam patur shumë ditë kur kam luftuar, por ju lutem le ta bëjmë këtë këngë një himn për këdo që ka nevojë për të tani. Mund të kaloni çfarëdo lloj gjëje me të cilën po përballeni…Unë jam këto për ju gjithmonë, nuk jeni vetëm, ju dua.”, ka shkruar ndër të tjera Lovato.
Megjithatë, përpos se flet për një problem me të cilin përballen shumë njerëz, kanë qenë të shumtë ata që e kanë vlerësuar këngën pasi është edhe shumë ritmike. “Një këngë për depresionin, që nuk është depresive”, thuhet në një koment në videon në Youtube. xh.d/abcnews.al