Pas më shumë se një viti larg vëmendjes mediatike, Demi Lovato u kthye sërish në qendër të vëmendjes duke u ngjitur në skenën e Grammy Awards 2020, ku ofroi një performancë emocionuese.
Demi e shmangu Tapetin e Kuq, por u ngjit në skenë për t’iu kthyer sërish muzikës, që pas mbidozës së vitit 2018.
Lovato debutoi me një këngë të re, “Anyone”. Teksti i këngës u shkrua nga vetë Demi para se të shtrohej në spital. Disa ditë më parë, ajo e quajti këngën “një klithmë për ndihmë”.
“Unë i dëgjoj dhe i dëgjoj këto vargje si një klithmë për ndihmë,” tha Demi gjatë një interviste në New Music Daily me Zane Lowe. “Dhe kur e dëgjon fillon edhe mendon, ‘Si askush nuk e dëgjoi këtë këngë dhe të ndihmonte këtë vajzë?’.”
“Unë e regjistrova këngën dhe mendoja se isha mirë, kur në fakt nuk isha,” shtoi Lovato. “Madje e dëgjoj sërish dhe mendoj, “Oh Zot, sa dua të kthehem në kohë dhe të ndihmoj atë version të vetes.”
Demi nuk ka kënduar në skenë që nga fillimi i 2018-s dhe performanca e saj mahnitëse i emocionoi të gjithë./abcnews.al
https://www.youtube.com/watch?v=Glo6mbDWLd4