Demi Lovato ka zbuluar se po punon për të sjellë albumin e saj më të ri që pritet të publikohet së shpejti. “Dancing With the Evil…The Art of Starting Over” do të mbajë titullin albumi dhe do të publikohet me 2 Prill. Albumi do të jetë pjesë shoqëruese e serisë së ardhshme të dokumentarit me katër pjesë të këngëtares “Demi Lovato: Dancing With The Evil”.
Lovato ka folur hapur kohët e fundit për jetën e saj personale gjatë viteve të fundit, si për shëndetin mendor. Këngëtarja 28-vjeçare zbuloi detaje tronditëse pas mbidozës në vitin 2018, ku u shp[reh se kishte kaluar një sulm në zemër dhe dëmtime në tru, pasoja të cilat i vuan akoma.
“Kam pasur tre goditje. Kam pasur një sulm në zemër. Mjekët thanë se kisha pesë deri në 10 minuta jetë më shumë. Më la me dëmtime në tru dhe sot ende i vuaj pasojat. Nuk mund t’i jap makinës sepse kam pika të verbra në shikimin tim. Gjithashtu për një kohë të gjatë, e kisha shumë të vështirë të lexoja.“, tha ajo. /abcnews.al