Demi Lovato hedh pas të shkuarën me Max Ehrich, artistja në një lidhje të re?

schedule08:34 - 16 Tetor, 2020

schedule 08:34 - 16 Tetor, 2020

Vetëm dy muaj pas shpallën fejesën, Demi Lovato i dha fund marrëdhënies së saj me partnerin Max Ehrich. Pak ditë më pas, Lovato publikoi këngën “Still Have Me” që nga fansat e saj u pa si një dedikim ndaj ish të fejuarit.

Ky i fundit e ka përjetuar keq ndarjen, i cili u shpreh se e mori vesh se fejesa e tyre ka marrë fund nëpërmjet një tabloidi, ndërsa hodhi akuza ndaj saj se e ka përdorur atë për qëllime marketingu.

Ndërkohë, së fundmi ai u fotografua në plazhin në Malibu ku i propozoi Lovatos këtë verë, teksa shihej i ulur në rërë dhe i emocionuar. Që kur lajmi i ndarjes bëri bujë në media, këngëtarja është treguar shumë e rezervuar duke mos dashur të komentojë asgjë.

Max Ehrich

Megjithatë, duket se Lovato se nuk po vuan aspak për ish-in e saj, pasi është parë nën shoqërinë e një tjetër personi. Bëhet fjalë për Mod Sun, i cili ka qenë në një lidhje me aktoren Bella Thorne.

Demi është fotografuar në një makinë duke qeshur dhe dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin. Megjithatë, këngëtarja nuk ka komentuar asgjë rreth këtyre lajmeve, por burime për “E! Online” janë shprehur se Demi dhe Mod janë thjesht miq. xh.d/abcnews.al

Friends or more? The pair looked cosy and giggled in the back seat of an SUV

Close: Demi Lovato with pictured out with Bella Thorne's ex Mod Sun in LA on Tuesday after he credited her with helping his sobriety... and a month after she split from fiancé Max Ehrich

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!