“Demi” Broja e thotë hapur: Superiorja më lart se kampionatet e rajonit

schedule18:08 - 9 Prill, 2020

schedule 18:08 - 9 Prill, 2020

Rron Broja ishte një nga prurjet e verës te Partizani dhe mesfushori ka luajtur rregullisht me të kuqtë këtë sezon. Për të sot është një ditë e veçantë, pasi feston 24 vjetorin e lindjes. Mesfushori flet për periudhën e izolimit, dëshirat e tij dhe bën një krahasim të kampionatit shqiptar me atë në Kosovë dhe Maqedoni.

IZOLIMI – “Është pak e vështirë, pasi kemi një muaj që qëndrojmë brenda dhe nuk stërvitemi në fushë. Po përgatitemi në shtëpi me ekipin online. Rrallë dal për vrap, pasi mundohem të ruaj veten dhe familjen time. Është shumë e vështirë”.

PARTIZANI – “Nuk ishim në ecuri të mirë. Ndoshta na ndihmon ky pushim që të kthehemi më të fortë dhe të marrim rezultate më të mira. Dëshira  e parë është të largohet ky virus dhe t’i kthehem jetës normale. Duam që të kapim kupat e Europës dhe besoj se do t’i arrijmë”.

NDRYSHIMI MES KAMPIONATEVE – “Të tria kampionatet kanë diferenca. Kampionati në Shqipëri është pak më lart, ka infrastrukturë dhe luhet më fort e më shpejt”, u shpreh Broja, i pyetur në lidhje me kampionatin tonë, atë dardan dhe maqedonas.

KOSOVA – “Besoj se do kualifikohet në Europian. E meritojnë prej lojërave të bëra. Isha i grumbulluar me Suedinë. Do isha i kënaqur të jem pjesë e Kosovës në ndeshjet e ardhshme”, tha Broja, gjatë emisionit “Fan Zone” në Superport. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!