Dëmet që ka pësuar futbolli, Josa e Zalla skanojnë Superioren

schedule22:47 - 4 Qershor, 2020

schedule 22:47 - 4 Qershor, 2020

Mirel Josa, pas një eksperience me Prishtinën në Kosovë, është i lirë dhe në pritje të ofertave. Ftesës së bërë për në emisionin “Pressing” në ABC News ai nuk i ka thënë jo. Temat janë të shumta dhe trajneri i mirënjohur nuk shmanget.

NDIQ EMISIONIN PRESSING KËTU LIVE

“Parashikoj ulje cilësie. Në disa ndeshje që ndoqa, pas minutës së 80-të kishte rënie të ritmit. Nuk është e thënë të përdoren pesë zëvendësime. Flasim për ndërrime për të marrë ndeshjen. Java e parë kaloi si kaloi. Ishte një javë ku pashë mbrojtje të kujdesshme, sidomos në luftën për topin e parë. Do të them që me rritjen e ngarkesës, pasi do luhet shpesh, do të shohim se si do ta përballojnë lojtarët”, tha Josa fillimisht.

Lirim Zalla, gazetari i njohur sportiv, është gjithashtu pjesë e panelit. Si çdo njeriu i botës së sportit, edhe ai i gëzohet rinisjes së kampionateve të futbollit. “Futbolli është cenuar në financa dhe nga tifozët. Financat gjenerojnë gjithçka. Dëmi financiar do reflektohet te niveli, pakënaqësia e futbollistëve. FSHF dha para, por janë pak. Mundësitë janë aq. Mendoj se do të ketë luftë sportive. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!