Dëmet nga tërmeti në Kuç, në terren grupet e verifikimit

schedule12:17 - 7 Janar, 2019

schedule 12:17 - 7 Janar, 2019

Bashkia e Himarës njoftoi se dërgoi ekipet e saj në fshatin Kuç për të verifikuar dëmet nga tërmeti. Pas këtij procesi sipas autoriteteve vendore do të merren masat për dëmshpërblimin e banorëve. Por deri tani nuk është kryer asnjë veprim në ndihmë të tyre.  Ata vazhdojnë të qendrojnë brenda shtëpive të tyre të krisura nga tërmeti, pasi nuk kanë ku të shkojnë. Ndërkohë fëmijët nuk kanë shkuar në mësim, sepse shkolla e tyre është nga ndërtesat më të dëmtuara. Në këtë zonë është pezulluar mësimi edhe në disa fshatra të tjera, por kjo për arsye të motit. /abcnews.al