Pas 6 vitesh pjesë e “katalanasve” të Barcelona, duket se “aventura” e anësorit francez, Ousmane Dembele te klubit spanjoll nuk ka përfunduar ende, me këta të fundit që dëshirojnë të rinovojnë sërish me 26-vjeçarin.
Kësaj radhe, për të ardhmen e tij te “blaugranat” foli vetë anësori francez, i cili gjatë një interviste për prestigjiozen spanjolle “Marca” u shpreh se ndihet shumë i lumtur që luan në një ekip si Barcelona.
“Barça dëshiron që unë të zgjas kontratën deri në vitin 2027, agjenti im do të flasë me ta. Jam shumë i lumtur që luaj te Barcelona”,- tha gjatë intervistës anësori i sulmit. /i.m /abcnews.al