Dembele sërish “out”, Barcelona konfirmon mungesën e gjatë të francezit

schedule18:55 - 11 Shkurt, 2020

schedule 18:55 - 11 Shkurt, 2020

Sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele, do të qëndrojë plot 6 muaj jashtë fushave të blerta. Dëmtimi i gjatë i sulmuesit është konfirmuar nga vetë faqja zyrtare e klubit katalanas, e cila njoftoi se francezi ka dalë me sukses nga operacioni dhe do të mungojë për gjysmë viti.

Ky sezon, është i mbyllur për Dembele, i cili është një ndër futbollistët më të pafat. Edhe pse ende në moshë të re, durimi i tifozëve blaugranas duket se po mbaron dhe Dembele, nuk i ka përmbushur për asnjë çast pritshmëritë.

Barcelona pagoi më shumë se 100 milion euro për të siguruar kartonin e anësorit francez, para që u arkëtuan nga Borussia Dortmund./abcnews.al