Ai karton i kuq i Ousmane Dembele do t’i kushtojë shumë Barcelonës. Blaugranat duhet të bëjnë llogaritë pa sulmuesin francez për 2 ndeshjet e ardhshme në kampionat.
Sulmuesi anësor u ndëshkua me karton të kuq, pasi ofendoi gjyqtarin kyesor të takimit. Edhe pse Messi i doli në krah, duke thënë se francezi nuk di një fjali në gjuhën spanjolle, gjyqtari e nxorri jashtë Dembelen.
Katalanasit do të duhet të bëjnë pa francezin në transfertën e Eibarit, por sipas burimeve nga Federata Spanjolle ai do të mungojë dhe në ‘El Clasico’. Klubi blaugrana do ta apelojë vendimin që Dembele të rikthehet në fushë në përballjen me Realin. /abcnews.al