“Dembele, një nga lojtarët e mi të preferuar”, zyrtari i Bayern flet hapur

schedule12:20 - 15 Korrik, 2020

schedule 12:20 - 15 Korrik, 2020

Karl-Heinz Rummenigge, kryetari i bordit të drejtuesve të Bayern Munchen, i ka thurur elozhe francezit të Barcelonës, Ousmane Dembele. Sipas Rummenigge, Dembele ishte një nga lojtarët më të mirë në botë kur luante për Dortmundin (2016/17), por që nga transferimi te Barcelona, ka vuajtur.

“Kur Dembele ishte te Dortmundi, më pëlqente ta shikoja duke luajtur. Ai ishte një nga lojtarët e mi të preferuar. Që kur u nis për te Barcelona, më vjen keq të them se rritja i tij është ngadalësuar për shkak të shumë dëmtimeve”, u shpreh Rummenigge.

Dembele duket se do të largohet nga Barcelona këtë sezon dhe interesimi për të, nuk mungon, sidomos nga Premier League angleze. Por dhe një rikthim i mundshëm në Gjermani, nuk mohohet dhe fjalët e Rummenigge, ndoshta janë një mesazh për transferim te Bayern./abcnews.al