“Dembele do shitet”, reagon sulmuesi: Duan të më bëjnë keq, jam gati për Xavi

schedule19:21 - 20 Janar, 2022

schedule 19:21 - 20 Janar, 2022

Ousmane Dembele ka reaguar pas fjalëve të thëna nga drejtori sportiv i Barcelonës, Mateu Alemany. “Është e qartë se Dembele nuk dëshiron të vazhdojë me Barcelonën. Ai do të te jetë pjesë e projektit tonë.

I kemi thënë Dembele se duhet të largohet menjëherë. Ne presim që Ousmane të shitet para 31 janarit”, është shprehur Alemany, ndërkohë që sulmuesi francez ka reaguar pasditen e sotme dhe tregon versionin e tij.

“Prej katër vitesh, shpifjet janë bërë të vazhdueshme. Prej 4 vitesh, ka persona që flasin në emrin tim, gënjejnë në mënyrë të turpshme me objektivin e vetëm, të më bëjnë keq mua. Por sot unë them mjaft.

Do të përgjigjem me pastërti, pa u bërë pjesë e asnjë lloj shantazhi. Mos mendoni se unë jam jashtë projektit. Mos flisni për qëllime që unë kurrë nuk i kam pasur kurrë. Unë jam në dispozicion të Xavit.

Nuk do të heq dorë. Bisedimet për kontratën po vazhdojnë. Agjenti im është duke u marrë me atë punë, unë jam i fokusuar vetëm te fusha”, shkruan Dembele në rrjetet sociale. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!