Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dembele “bashkon” futbollin/ Vetëm “inate”, por nuk ka polemika për fituesin e “Topit të Artë”

schedule12:39 - 23 Shtator, 2025

schedule 12:39 - 23 Shtator, 2025

Kur jepet një çmim apo trofe, jo të gjithë janë të lumtur. Aq më tepër kur bëhet fjalë për “Topin e Artë”, ku hatërmbetjetet, kritikat, por edhe polemikat amplifikohen.

Nuk mund të ndodhte ndryshe edhe pas dorëzimit të trofeut më të rëndësishëm individual të futbollit Ousmane Dembele, megjithëse këtë herë zërat kundër ishin të zbehtë.

Sulmuesi francez shihej që në fillim favorit për atë që bëri në sezonin e fundit me Paris SG dhe triumfi i tij ishte i pritshëm.

Kjo konfirmohet edhe nga reagimi mediatik ndërkombëtar.

Të përditëshmet franceze, sportive dhe jo vetëm e shohin “Topin e Artë” të Dembele si një sukses kombëtar, ndërsa ekzaltohen me fotot dhe titujt e tyre në faqet e para.

Sipas tyre, 28 vjeçari fitoi me meritë, ndërsa dominimi francez në tetrin “Chatellet” u plotësua me të tjera çmime për trajnerin Luis Enrique dhe për skuadrën e Paris SG.

Sigurisht, pala humbëse, në këtë rast mediat spanjolle që prisnin kurorëzimin e Lamine Yamal nuk janë të lumtura.

Gjithsesi, nuk ka polemika. Ato krenohen më së shumti me “Topin e Artë” për femra të fituar nga Aitana Bonmati, por edhe me trofeun “Kopa” të Lamine Yamal si lojtari më i mirë U21.

I njëjti diskutim edhe në mediat angleze, që i japin zë dhe hapësirë suksesit të trajneres së kombëtares Sarina Ëeigman dhe faktit që Arsenal u shpall skuadra më e mirë e futbollit për vajza. “Topi i Artë” I Dembele kalon në mënyrë telegrafike.

Edhe në mediat italiane shfaqet I njejti fenomen, ku elozhet janë të gjitha për Gianluigi Donnarumma fitues i trofeut “Yashin”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!