“Demat” të palodhur, Partizani fillon më herët përgatitjet për sfidën ndaj Laçit

schedule12:16 - 20 Mars, 2024

schedule 12:16 - 20 Mars, 2024

Jo më kot janë kampionë në fuqi të Shqipërisë, dhe jo më kot aspirojnë për të fituar titullin e dytë të Superiores radhazi. “Demat e Kuq” të Partizani, së bashku me “Kuqeblutë” e Vllaznië dhe “Rrogozhinasit” e Egnatias janë padyshim ekipet për t’u mundur këtë sezon, mirëpo ardhja e teknikut, Orges Shehi, në kampin e “Të Kuqve” duket se ka sjellë ndryshime të mëdha.

Ndryshe nga ekipet e tjera të Superiores, kryeqytetasit nuk bënë më shumë se dy ditë pushim pas ndeshjes me Teutën dhe dje ristartoi, duke kthyer në stërvitje të gjithë lojtarët, përveç atyre që janë të grumbulluar me Kombëtaret, me seancën stërvitore, që ishte më shumë e përqëndruar në aspektin fizik, me stafin, që ka kërkuar impenjim maksimal dhe rikthim në formë maksimale.

Futbollistët me probleme, si Mehmeti, Bytyçi dhe Mensah janë stërvitur të veçuar, teksa mbetet për t’u parë situata e Hoxhës, që shfaqi shqetësime fizike në sfidën ndaj Teutës, ndërkaq, kujtojmë se sfida e radhës për Partizanin do të jetë sërish në transfertë, teksa pas një fitoreje ndaj Erzenit e një humbjeje ndaj Teutës, “Demat” do të sfidojnë sërish në transfertë Laçi, mesditën e 30 marsit. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!