Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Demat” 90 minuta larg kualifikimit, Partizani pret në “Air Albania” Atletic Escaldes

schedule09:56 - 1 Gusht, 2023

schedule 09:56 - 1 Gusht, 2023

Vetëm një javë pas triumfit minimal, 0 me 1, në tokën andorrase, “demat e kuq” të Partizanit do të presin mbrëmjen e kësaj të marte, në mitikun e Tiranës, “Air Albania”, skuadrën e Atletic Escaldes, në ndeshjen e kthimit të vlefshme për fazën e dytë kualifikuese të Conference League.

Ashtu, si në përballjen e parë, tekniku Zoran Zekiç pritet të ketë të gjithë grupin nën shërbimin e tij, për këtë sfidës, ku ashtu si në të parën, nuk pritet asgjë tjetër veç fitores së “të kuqve” të kryeqytetit.

Përsa i përket formacionit të “demave”, i vetmi ndryshim i pritshëm i teknikut kroat është zëvendësimi në krahun e djathtë të sulmit të Eros Grezdës, me “fantazistin” brazilian, Victor da Silva, ndërsa pjesa tjetër mbetet e pandryshuar, me Qirkon në portë, Atanaskoski e Hadroj në krahët e mbrojtjes, si dhe Kocijan e Sota të pozicionuar në qendër.



Në mesfushë ashtu si në përballjet ndaj andorrasve, por dhe BATE Borisov në kualifikueset e Champions League pritet të rreshtohet treshja Rrapaj-Mehmeti-Murataj, ndërsa në sulm braziliani Da Silva do të ketë mbështetjen e Tedi Carës dhe “bomberit” nigerian, Christian Mba. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!