Forcat Speciale të mbështetje të policive lokale vazhdojnë operacionet në të gjitha rrethet e vendit. Në Sarandë janë kontrolluar lokale, biznese e banesa. Si rezultat u kap një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje në shuma të mëdha të parave kryer në Greqi, si dhe u arrestua një tjetër person për posedim të lëndëve të forta narkotike.
Gjatë kontrolleve në lokalet e natës u shoqëruan për verifikim 9 persona. I kerkuar ishte Aleks Çoba, 48 vjeç, banues në fshatin Rusan, Delvinë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje në shuma të mëdha parash deri në 400 mijë euro në shtetin grek. Gjithashtu u kap edhe Dritan Hyseni, 19 vjeç nga Saranda pasi gjatë kontrollit fizik dhe të mjetit me të cilin qarkullonte pa leje drejtimi përkatëse u konstatua një sasi lënde narkotike në total 37.1 gramë e dyshuar si “Kokainë”./abcnews.al