Delta varianti dominues i infektimeve në Greqi

schedule08:19 - 6 Gusht, 2021

schedule 08:19 - 6 Gusht, 2021

Delta është dhe varianti më dominues përsa i përket rasteve të të infektuarve me koronavirus në të gjithë Greqinë.

Mediat bëjnë me dije se sipas statistikave varianti Delta përbënte 73% të infeksioneve SARS-CoV-2 që u diagnostikuan midis 5 dhe 27 korrikut nga Rrjeti Kombëtar i Mbikëqyrjes Gjenomike.

Për më tepër, sipas analizës së rezultateve të fundit, prevalenca e këtij ndryshimi pritet të rritet më tej në të ardhmen shumë të afërt në 85%.

Bazuar në të dhënat më të fundit të disponueshme javët e fundit, ky variant ka të bëjë me më shumë se 80% të rasteve të identifikuara në Egjeun Jugor, Kretë dhe Maqedoninë Lindore dhe Traki, dhe rreth 70% në Atikë dhe Peloponez.

Ndërkohë një ditë më parë në Greqi janë konfirmuar të infektuar me Covid 2 800 raste të reja dhe 12 persona kanë humbur jetën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!