Një rekord shifrash të infektuarish është shënuar në orët e fundit në Kosovë.
Me shfaqjen e variantit të ri të Covid Delta duket se shifrat e të infektuarve po rriten me ritme të shpejta.
Gjatë 24 orëve të fundit në raportin e ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se nga 6086 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid 888 raste të reja dhe ka humbur jetën një person.
Gjithashtu gjatë orëve të fundit betejën me Covid e kanë fituar 38 persona, duke e çuar në 105 881 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.
Ndërkaq në vend rastet aktive kanë shkuar në 3 489 persona.e.su./abcnews.al