Shefja e Infektivit Najada Çomo ka kërkuar dorëheqjen nga mandati i saj si deputet i fituar në zgjedhjet e 25 prillit. Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Rama i cili në një konferencë për mediat ka thënë se është i prekur nga kjo kërkesë.
Sipas Ramës kjo ka ardhur që në momentin ku varianti Delta i Covid nisi të mbush shtretërit e spitalit Infektiv. Rama ka thënë se Çomo dëshiron të qëndrojë në krye të profesionit të saj për tu përballur me pandeminë.
Rama: “Jam i prekur nga komunikimi me Najada Çomon. Më ka kërkuar të pranoja tërheqjen e saj nga roli i ri i deputetes. Duke ndjerë shumë të fortë detyrimin për të mos u ndarë nga ekipi i saj. Kur varianti Delta i virusit filloi të rimbushë shtretërit e pavionit të terapisë intensive të infektivit”, tha Rama. /abcnews.al/