Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Delta bën “kërdinë” në Britani, dita e shtatë radhazi me mbi 30 mijë të infektuar, 50 viktima

schedule18:29 - 13 Korrik, 2021

schedule 18:29 - 13 Korrik, 2021

Për të shtatën ditë me radhë, infeksionet me koronavirus kanë tejkaluar shifrën e mbi 30 mijë rasteve në Britani.

Autoritetet shëndetësore njoftuan sot se janë regjistruar 36,660 infeksione të reja dhe 50 vdekje për shkak të Covid-19.

Dje, rastet ishin 34,471 dhe vdekjet ishin gjashtë, ndërsa të martën e kaluar rastet ishin 28,773 dhe numri i vdekjeve ishte 37.

Kjo është dita e shtatë radhazi që infeksionet tejkalojnë 30 mijë në ditë ndërsa shifra e 50 viktimave të shënuara sot është numri më i lartë që nga 9 Prilli.

54296 qytetarë morën dozën e parë të vaksinës kundër Covid të hënën, duke e çuar në totalin numrin e personave që u është injektuar doza në 45,978,017./Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!