Nga Ajgena Korbi
Në një muaj të infektuarit me Covid-19 në Shqipëri janë 24-fishuar.
Nga 3 gushti deri më 3 shtator janë zbuluar rreth 10 mijë e 800 të prekur të rinj. 1 një 14 persona të testuar ka rezultuar pozitiv.
Tirana, Durrësi, Vlora qëndrojnë në krye të qyteteve me numrin më të lartë të rasteve aktive ndërsa Dibra dhe Kukësi vijojnë të kenë numrin më të ulët.
Me shtimin e të prekurve është rritur dhe numri I atyre që kanë nevojë për trajtim spitalor.
94 persona më tepër se në fillim të gushtit po marrin ndihmën e mjekëve në spitalin Infektiv duke ezauruar kapacitetet e Covid 1.
Për të trajtuar pacientët me koronavirus të shtunën u hap dhe spitali Covid 3, shërbimi i ish-kirurgjive në QSUT.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu e bëri të ditur në rrjetet sociale.
Ndërkohë 51 të infektuar muajin e fundit nuk ja kanë dalë ta mundin Covid 19 duke bërë që numri i viktimave prej tij që në fillim të pandemisë sipas Ministrisë së Shëndetësisë të shkojë në 2508 persona. /Abcnews.al