Deliu: Ndeshje e vështirë, pas rezultatit 3-1 ramë në gjumë! I lumtur për fitoren

schedule17:45 - 22 Janar, 2022

schedule 17:45 - 22 Janar, 2022

Ardit Deliu ishte lojtari i ndeshjes në përballjen që skuadra e Laçit kishte kundër Teutës. Mesfushori i kurbinasve ishte protagonisti kryesorë i sfidës, duke shënuar edhe dy gola shumë të rëndësishëm, ku në fundin e pjesës së parë ndryshoi edhe rrjedhën e takimit duke barazuan rezultatin 1-1, me durrsakët që kishin kaluar të parët në avantazh.

Pas ndeshjes Deliu theksoi për Supersport se e rëndësishme për të është që fitoi skuadra ndërsa u shpreh i penduar për kartonin e verdhë, që do ta lërë jashtë skuadrës për ndeshjen e radhës ndaj Partizanit.

“Shënova dy gola, por ishte ndeshje shumë e vështirë, por të rëndësishme janë tre pikët. Treshja e mesfushës? Koha e gjatë që kemi bashkë është e rëndësishme dhe nuk e di nëse ka një skuadër në Superiore që nuk i ka ndryshuar mesfushorët, ne jemi gjithë kohën bashkë dhe kjo është shumë e rëndësishme”.

Kartoni i verdhë? “Kemi ndeshje shumë të fortë këtë javë me Partizanin dhe u nxitova e nuk duhej ta bëja atë ndërhyrje, por ndodh në nervat e lojës”.

Sjellja e skuadrës në rezultatin 1-3? “Nuk duhet ta rrezikojmë lojën, pas rezultatit 3-1 ramë në gjumë, menduam se fituam dhe rrezikuam. Ishim me fat te pjesa e shtyllës që nuk shkoi 3-3 ndeshja se do të ishte shumë fatale dhe më pas do ta quanim ndeshje të humbur”, u shpreh Deliu. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!