Delinda Disha në rajon policie? Aktorja ndan detaje nga familja, ç’thotë djali kur e shikon në tv?

schedule18:31 - 9 Shkurt, 2021

schedule 18:31 - 9 Shkurt, 2021

Në rubrikën “Reflektim” në programin Abc e Pasdites aktorja e humorit Delinda Disha përveç pjesës profesionale, foli edhe për jetën e saj familjare dhe sociale. Ajo tha se familja e saj e ka mbështetur jashtëzakonisht shumë duke qenë nxitëse drejt punës së suksesshme në momente të caktuara të jetës.

“Talenti është i imi. Këta më kanë dhënë një shtysë që unë të vazhdoj përpara në momente të caktuara të jetës”. Aktorja tha se djali nuk e pëlqen shumë kur e sheh në tv me maska e paruke teksa shton mbështetjen maksimale të bashkëshortit në rrugëtimin e saj.

Etapa e jetës me të cilën Delinda do bënte humor pa fund është adoleshenca dhe jeta sudentore. Në këtë moment Ermali e pyet “ se çfarë rregullash apo ligjesh keni deri më sot”? “Si qytetare i kam thyer. Po i kam thyer pse të mashtroj por përpiqem të jem shumë e rregullt”.

Ermali e pyet sërish nëse ka përfunduar në rajon për shkak të thyerjes së tyre. Aktorja tha se edhe ka përfunduar, por ishte diçka kalimtare dhe i përkiste një periudhe shumë të hershme. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!