Delegatët e G20 gjejnë mënyrën për të “shpëtuar” nga Rusia, anulohet fotoja familjare

schedule09:04 - 14 Nëntor, 2022

schedule 09:04 - 14 Nëntor, 2022

“Fotografia familjare” tradicionale e delegatëve të G20 do të anulohet këtë vit, sipas POLITICO London Playbook.

Siç e thotë Playbook, masa është për mos t’i udhëheqësve turpin e fotografimit duke buzëqeshur pranë Lavrovit, përfshirë presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, i cili pritet të marrë pjesë.

Besohet se presidenti i Indonezisë Joko Widodo është i pakënaqur me këtë, kështu që organizatorët e G20 tani po mendojnë të bëjnë fotografinë vetëm me krerët e shteteve dhe qeverive për të përjashtuar ministrin e jashtëm rus, shkruan Sky.

Këtë mëngjes, Zelensky deklaroi se hetuesit gjetën prova të më shumë se 400 krimeve të supozuara të luftës në zonën e çliruar së fundmi të Khersonit. /abcnews.al