Delegacioni parlamentar nga Shqipëria vizitë në SHBA: Mirënjohje për mbështetjen nga sulmet kibernetike

schedule17:06 - 14 Shtator, 2022

schedule 17:06 - 14 Shtator, 2022

Një delegacion nga Parlamenti Shqiptar zhvilloi një vizitë nga SHBA, me ftesë të Kryetarit të Komisionit të Jashtëm Senatorit Bob Menendez dhe Senatorit Marco Rubio në Samitin e Parë të IPAC, (Aleanca ndërparlamentare për Kinën).

Pjesë e delegacionit ka qenë edhe deputetja Blerina Gjylameti dhe deputetët Fatmir Mediu, Fatmir Xhafa, Dhurata Çupi dhe Nusret Avdulla.
Përmes një postimi në rrjete sociale, deputetja Blerina Gjylameti thekson se pjesë e diskutimeve ishte siguria globale dhe të drejtat e njeriut.
“Së bashku me kolegë të kuvendit të dhe parlamentarë nga 30 vende të botës biseduam lidhur me:
Sigurinë globale dhe liritë e të drejtat e njeriut. Mirënjohje për SHBA dhe NATO lidhur me mbështetjen e Shqipërisë në përballjen me sulmet terroriste kibernetike ndaj vendit tonë”, thotë Gjylameti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!