Delegacioni nga Senati Amerikan bashkë me Yuri Kim mbërrijnë në selinë blu

schedule16:02 - 14 Tetor, 2021

schedule 16:02 - 14 Tetor, 2021

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha këtë të enjte do të zhvillojë një takim me delegacionin e Senatit Amerikan.

Abcnews.al ka siguruar fotot e mbërritjes së delegacionit amerikan, nën udhëheqjen e ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim në selinë blu.

Ndër të tjera mësohet se në këtë takim do të jenë disa zyrtarë të Kongresit Amerikan dhe pritet që pjesë e diskutimit të jetë situata politike në vend dhe brenda demokratëve. /abcnews.al