Delegacioni kosovar dhe ai i Serbisë mbërrijnë në Shtëpinë e Bardhë

schedule17:34 - 4 Shtator, 2020

schedule 17:34 - 4 Shtator, 2020

Delegacioni kosovar dhe ai i Serbisë kanë mbërritur tashmë në Shtëpinë e Bardhë.

Si fillimi ka arritur delegacioni i palës serbe, kryesuar nga Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe më pas ai i Kosovës i kryesuar nga Avdullah Hoti.

Sipas asaj që thonë mediat amerikane, presidenti amerikan Donald Trump do të vëzhgojë ceremoninë e firmos me presidentin e Serbisë dhe kryeministrin kosovar.

Raportohet se nuk do të ketë transmetim të drejtpërdrejtë të nënshkrimit të marrëveshjes, ashtu siç është paralajmëruar. Ceremonia e nënshkrimit nuk do të kryhet në dhomën e Roosevelt siç ishte planifikuar fillimisht, por në Zyrën Ovale. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!